Publikuar më 12 Октомври, 2014 në Lajme
Të entuziazmuar nga fitorja me përmbysje kundër Luksemburgut, mirëpo pa të lënduarit Ibraimi dhe Demiri, futbollistët e Maqedonisë janë të gatshëm për duelin me Ukrainën, ku do të kërkohet rezultat pozitiv. Si gjithmonë, edhe tani seleksionuesi Gjurovski nuk heq dorë nga qëndrimi për lojë ofenzive, me atë që është i vetëdijshëm se për këtë pyetet edhe rivali që sigurisht do të kërkojë fitore në teren të vet dhe para publikut vendas. Në këtë drejtim, edhe pse do të luajë për fitore, për Maqedoninë sukses do të jetë edhe nëse arrin të nxjer barazim. Të përzgjedhurit e trajnerit Gjurovski sonte zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Arena Lviv’, duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme. Megjithatë, seleksionuesi Gjurovski ka disa dilema rreth formacionit të parë, pasi që dihet se për shkak të lëndimeve për në Ukrainë nuk udhëtuan Ibraimi dhe Demiri, ndërsa në vend të tyre u ftuan anëtarët e Rabotniçkit, Ace Stojkov dhe Goran Siljanovski. Problem për stafin teknik janë edhe dy mbrojtësit qendrorë Mojsov dhe Shikov, kështu që 11-shja që do të nisë ndeshjen do të dihet pak para fillimit të takimit dhe në vardhmëri me gjendjen e futbollisëve që ankohen në lëndime. Gjithsesi, seleksionuesi thotë se gjithçka që të nodhë, ai në ekip ka numër të mjaftueshëm të futbollistëve dhe nuk do të frikësohet nëse do të duhet të nisë ndeshjen me dy mbrojtës më të ri në vijën e fundit. Para stërvitjes së sontshme, në pres konferencën zyrtare morën pjesë seleksionuesi Boshko Gjurovski dhe sulmuesi Adis Jahoviq.
“Kemi paguar shtrenjtë fitoren kundër Luksemburgut dhe tani jemi të detyruar të bëjmë ndryshime. Gjithashtu në lëndime ankohen Mojsov dhe Shikov, kështu që para ndeshjes do të shohim se cilët futbollistë kemi në dispozicion dhe në bazë të saj do të krijohet ekipi që do fillojë ndeshjen. Sigurisht se ne kemi ardhur në Lviv për të luajtur futboll, dhe për të përmirësuar imazhin nga ndeshjet paraprake. Normal se duhet të cekim se kemi respekt për Ukrainën, që është favorit i madh, mirëpo edhe në kemi planet tona. Kemi ardhur këtu me idenë për të shënuar gol dhe të marim rezultat pozitiv. Fitorja ndaj Luksemburgut na dha më shumë vetëbesim, mirëpo sigurisht se është e qartë se do na duhet luftë e madhe për të nxjerë rezultat pozitiv”, deklaroi në takimin me gazetarë, seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski.
“Unë kam luajtur këtu në Ukrainë dhe shumë mirë e njoh mentalitetin. Ukrainasit kanë pasion të madh për futbollit. Unë bart kujtime të mira nga këtu, më pëlqen ky vend, mirëpo kuptohet se shumë më shumë e dua Maqedoninë dhe do jap gjithçka, që nëse me jepet rasti të shënoj gol dhe të arrijmë rezultat pozitiv këtu në Lviv”, tha para gazetarëve sulmuesi i Maqedonisë, Adis Jahoviq.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Maqedoninë në këto kualifikime, pas humbjes në start 5:1 nga Spanja dhe fitores 3:2 ditë më parë ndaj Luksemburgut. Tani kërkohet sukses i ri dhe për këtë të gjithë janë të gatshëm të japim maksimumin.
Ndeshja Ukrainë-Maqedoni luhet nesër në ‘Arena Lviv’, me fillim në orën 18:00.
[img src="http://ffm.mk/media/inline/2014/10/001430treningi-PRESS8.jpg">
Nga Lvivi i Ukrainës, Faton Zylbehari
Foto: Dimitar Petkovski