Futsall, Seleksionuesi Skenderovski publikon listën e futbollistëve për turneun parakualifikues

Publikuar më 24 Јануари, 2020 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë nesër starton përgatitjet për turneun parakualifikues për hyrje në raundin kryesorë të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020. 

Maqedonia do të jetë vendase e grupit në të cilin bëjnë pjesë edhe Norvegjia dhe Uellsi. Përfaqësuesja që do të renditet e para në grup siguron kualifikim direkt në fazën kryesore, ndërsa vendi i dytë çon në balotazh për vend në fazën e ardhshme. 

Seleksionuesi, Vasko Skenderovski për dy ndeshjet që do të luhen në palestrën sportive "Jane Sandanski" në Shkup do të llogarisë në këta futbollistë:

Portierë: Antonio Petrovski (KFV Proekt Ciko), Vllatko Petrovski (KFV Kegi-Mobi), Shefket Berisha (KFV Shkupi);

Mbrojtës: Zoran Leveski (KFV Shkupi), Taulant Ismaili (KFV Arben Bajrami), Ferid Agushi (KFV Shkupi), Daniel de Souza (Mostar-BeH), Sedat Ziberi (Italpol-Italia);

Sulmues: Ivan Krstevski (Vranje-Serbi), Aleksandar Gligorov (KFV Shkupi), Igor Leovski (Sllavia Praga-Çeki), Josif Jovanov (KFV SK Proekt Ciko), Darko Rangotov (KFV SK Proekt Ciko), Dimçe Andov (KFV SK Proekt Ciko), Jakup Ramadan (Novi Pazar-Serbi), Xhokica Arsovski (Muskon-Belgjikë), Erkan Seferi (KFV Shkupi), Lazar Peev (KFV Veles);

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luajë më 30 janar kundër Uellsit, ndërsa më 1 shkurt përballemi me Norvegjinë. Të dyja ndeshjet janë caktuar të fillojnë në orën 19:00.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A