Futsall: Seleksionuesi dhe kapiteni i përfaqësueses A besojnë në vend të parë në turneun para kualifikues

Publikuar më 28 Јануари, 2019 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë prej 31 janar deri më 3 shkurt do të luajë ndeshjet e turneut parakualifikues për kualifikim në raundin Elite të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Në palestrën e vogël të qendrës sportive ‘Jane Sandanski’, Maqedonia është vendase e turneut në të cilin marrin pjesë edhe Greqia, Shqipëria dhe San Marino.

Përfaqësuesja e vendit e udhëhequr nga seleksionuesi Ivan Bozhoviq në ndeshjen e parë më 31 janar nga ora 20:00 përballet me Greqinë, më 1 shkurt në program është dueli kundër San Marinos, ndërsa në ndeshjen e tretë më 3 shkurt nga ora 20:00 në program është sfida me Shqipërinë.

Kapiteni i Maqedonisë Zoran Levevski që deri tani ka zhvilluar 126 ndeshje në fanellën e ekipit përfaqësues vlerëson se do të mund të shfryëzohet roli i favoritit në turneun në Shkup, për të siguruar kalim në fazën tjetër të kualifikimeve.

“Maqedonia është favorit në këtë turne në Shkup dhe do të mundohemi këtë rol ta arsyetojmë. Edhe më shumë për faktin se vendi i parë në grup sjell kualifikim në raundin e dytë kualifikues që do të luhet në Ukrainë kundër përfaqësueses vendase, Sllovenisë dhe një përfaqësueseje tjetër që do të sigrojë kualifikim përmes turneut parakualifikues. Vlerësojmë se ‘rruga drejt Ukrainës’ për ne është shumë më e favorshme, se sa për pjesëmarrësit në grupin që organizohet në Rumani dhe ku Kazakistani është favorit absolut. Në aspekt të pjesës tonë të punës për turneun që nap ret vlerësoj se do ta hapim me fitore kundër Greqisë, e cila realisht është përfaqësuese më e dobët, San Marino është autsajder, ndërsa duel kyç për vendin e parë mendoj se do të jetë përballja me Shqipërinë. Edhe pse sipas rejtingut janë më të dobët se ne, duhet t’i shikojmë me seriozitet pasi kanë lojtarë cilësorë, dy prej tyre luajnë në Ligën e Dytë të Italisë, mirëpo shpresoj të luajmë mençur dhe të arrijmë qëllimin e vendosur, vendin e parë në grup”, deklaroi Leveski.

Për tre ndeshjet e turneut në ‘Jane Sandanski’ seleksionuesi i Maqedonisë, Ivan Bozhoviq thotë se kolektivi duhet të jetë pjesa jonë më e fortë, ndërsa udhëheqësi i ekipit përfaqësues shpreson në fitore në të gjitha takimet për të zënë vendin e parë.

“Grupi është i mirë, mund të shpresojmë në vendin e parë edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. San Marino është autsajder, Greqia vjen me seleksionues të ri dhe përfaqësuese të rinovuar dhe këtë detyrë besoj ta bëjmë pa shumë problem. Beteja kryesore do të jetë kundër Shqipërisë e cila ka formacion cilësor, thuajse gjithë lojtarët luajnë jashta vendit, mirëpo vlerësoj se kolektivi nga ana jonë do të jetë në nivel të detyrës dhe të arrijmë të marrim tre fitore me çka do të siguronim kualifikim në raundin e rradhës që zhvillohet në Ukrainë dhe kjo është më e favorshme për ne se sa të shkojmë në mejdan në Rumani me përfaqësuesen vendase dhe favoritin e madh Kazakistanin”, deklaroi Bozhoviq.

Bazën e përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë në hotelin ‘Aleksandar Pallas’ e kanë vizituar për tu dhënë mbështetje krerët e FFM-së, u.d. presidenti, Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithëm, Filip Popovski. 



   
   
Reprezentacioni A