Futsall: Pa 7 lojtarë ndaj BeH dhe Rumanisë

Publikuar më 07 Април, 2021 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal nesër kundër Bosnja dhe Hercegovinës (19:00 ora, në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup) dhe me 14 prill kundër Rumanisë (Temishvar) do ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit nga eliminatoret për Kampionatin Europian.

Seleksionuesi Vasko Skenderovski po përballet me shumë probleme të mungesave të lojtarëve në këto dy ndeshje. Ivan Kërstevski (Ciko Proekt) për shkak suspendimit nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë, ndërsa për shkak lëndimeve dhe të infektuar me Kovid-19 në formacionin e përfaqësueses së Maqedonisë nuk do të mund të jenë Aleksandar Gligorov (Shkupi), Daniel De Sousa (Slavia Praga), Erkan Seferi (Shkupi), Sedat Ziberi (Italpol), Igor Leovski (Slavia Praga), Adrijan Micevski (Beton Bojs, Mynhen).  

Dragan Petroviq dhe Dragan Rangotov janë grumbulluar në përgatitje, por paraqitja e tyre në lojë është në dilemë për shkak lëndimeve. Në formacionin e Skenderovskit, pesë lojtarë janë debetues. Berat Ramadani (Arben Bajrami), Petar Dailovski (Zhelezarec), Aleksandar Mihajlov (Proekt Ciko), Sami Alili (Veles) dhe Jovica Markovski (Astibo).

Portierë: Antinoi Petrovski (Proekt Ciko), Ivan Stojanovski (Shkupi);

Mbrojtje: Rexhep Sulejmani (Shkupi), Taulant Ismaili (Arben Bajrami), Ferid Agushi (Shkupi), Dragan Petroviq (Shkupi), Orhan Ibishi (Prishtina), Berat Ramadani (Arben Bajrami);

Sulmues: Ivan Kërstevski (Proekt Ciko), Darko Rangotov (Proekt Ciko), Martin Todorovski (Proekt Ciko), Xhokica Xho Arsovski (Shtutgart 2020), Jakup Ramadani (Arben Bajrami), Petar Dailovski (Veles), Aleksandar Mihajlov (Proekt Ciko), Sami Alili (Veles), Jovica Markovski (Astibo);

- Po përballemi më problem të mëdha sa i përket lojtarëve, por kjo është situate aktuale dhe duhet te pranojmë si të tillë. Do jetë shumë e vështirë në këto dy ndeshje. BeH tashmë edhe teorikisht e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, dhe pa ndonjë objektiv vijnë në Shkup, por ata janë përfaqësuese e fortë dhe janë favorit ndaj përballë neve. Kemi pesë debutues në skuadër dhe kjo është një mundësi e mirë për ata që ta ndjejnë atmosferën në përfaqësuese dhe të përpiqen të lënë përshtypje pozitive. Na mbetet të luftojmë deri në fund dhe të shfrytëzojmë shansin për rezultat të mirë”, ka deklaruar seleksionuesi Vasko Skenderovski. 




   
   
Reprezentacioni A