Futsall-ndeshje kontrolluese me Kroacinë, përgatitje përfundimtare për Kazakistanin

Publikuar më 21 Март, 2017 Lajme


Prej 23 deri më 27 mars përfaqësuesesja e futsallit të Maqedonisë do të zhvillojë tre ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen e Kroacisë. Terminet për zhvillimin e ndeshjeve janë 24 dhe 26 mars në palestrën sportive “Gemixhii”në Veles me fillim në orën 19:00. Ndeshja në Shkup është e karakterit të mbyllur dhe do të luhet më 25 mars nga ora 17:00 në qendrën sportive “Forca”në Shkup.

Këto ndeshje do të duhet të shfrytëzohen si “provë gjenerale” para turneut kualifikues në Almati (Kazakistan) prej 4 deri më 11 prill. Përveç një prej përfaqësueseve më të mira në Evropë, vendasi Kazakistani dhe përfaqësueses tonë në këtë turne kualifikues do të marrin pjesë edhe Çekia dhe Danimarka.

Në listën e seleksionuesit Ivan Bozhoviq për këto tre ndeshje janë ftuar këta futbollistë: Antonio Petrovski, Ilço Udovaliev, Vllatko Petrovski, Leonid Ristanovski, Zoran Leveski, Ferid Agushi, Daniel De Souza, Igor Lovski, Martin Todorovski, Dragan Petroviq, Taulant Ismaili, Adrijan Micevski, Sedat Ziberi, Aleksandar Gligorov, Ivan Krstevski dhe Erkan Seferi. 



   
   
Reprezentacioni A