Publikuar më 24 Октомври, 2019 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja A e Maqedonisë në futsall sonte në orën 20:00 kundër Sllovenisë në palestrën "Jane Sandanski" do të nis paraqitjen në turneun parakualifikues për Kampionatin Botërorë të vitit 2020.
Përfaqësuesja e vendit është në grup me Slloveninë, Kosovën dhe Ukrainën. Top favorit është përfaqësuesja ukrainase, ndërsa qëllimi i Maqedonisë është pozita e dytë në grup e cila sjell kualifikim në fazën kryesore të kualifikimeve për Botërorin e fustallit.
Turneu organizohet nga Federata e futbollit të Maqedonisë dhe biletat për ndeshjet kushtojnë 100 denarë, ndërsa mund të blihen tek palestra e vogël e QS "Jane Sandanski". Ndeshjet do të luhen në palestrën kryesore të Qendrës Sportive "Jane Sandanski" në lagjen Aerodrom të Shkupit..
"Jemi të vetëdijshëm çfar ndeshje na pret sonte me Slloveninë. Këto ditë kemi punuar shumë dhe do të mundohemi t'u kundërvihemi fuqishëm sllovenëve edhe përkundër problemeve me lëndimet e disa lojtarëve tonë. Duhet në fillim të jemi të kujdesshëm dhe të presim shansin tonë, por edhe mjaftueshëm agresivë, posaçërisht në mbrojtje. Besoj se kemi shanse kundër Sllovenisë, nga ne mund të pritet mund dhe angazhim i madh. Atmosfera në përfaqësuese është në nivel shumë të mirë, njihemi shkëlqyeshëm mes veti, luajmë bashkë tashmë disa vite dhe shpresoj të jemi në nivel në sfidat që na presin", shprehet kapiteni Zoran Leveski.
Sot nga ora 17:30 në QS "Jane Sandanski" hapet turneu parakualifikues me ndeshjen Kosovë-Ukrainë.
Nesër nga ora 17:30, Maqedonia luan ndeshjen e dytë të turneut kundër Kosovës, ndërsa duelin e fundit e luajmë të dielën kundër Ukrainës në orën 17:30.