Publikuar më 14 Април, 2021 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë sonte nga ora 18:00
do të luajë kundër Rumanisë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për
Kampionatin Europian. Në këtë ndeshje, ashtu njejtë si në ndeshjen para katër
ditëve kundër BeH, seleksionuesi jonë, Vasko Skenderovski nuk do të mund të
llogaritë në disa reprezentues , por shpresojnë në rezultat pozitiv kundër
favoritit, Rumanisë.
- Do ta luajmë ndeshjen e fundit nga ky cikël eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian. Do të luajmë pa presion, për shkak se shanset tona i humbëm në ndeshjen e fundit kundër BeH në Shkup, me atë disfatë të pafatë 2:3. E kam patjetër ta theksojë se në këtë ndeshje do të jemi më të dobët për shkak se nuk do ti kemi disa lojtarë nga formacioni (Daniel De Souza, Leovski, Gligorov, Miecevski, Ziberi), si dhe fakti se do të na mungojë edhe edhe kapiteni Rangotov, portieri i parë Petrovski si dhe Sulejmani. Ky është rast për lojtarët e rinjë që ti tregojnë vlerat e tyre në një ndeshje ku rezultati nuk është i rëndësishëm, veçanarisht për lojtarët lojtarët që për herë të parë luajnë me fanellën e përfaqësueses. Ne tashmë duhet të krijojmë një përfaqësuese të re për ciklin e radhës, i cili ishte edhe qëllimi im kryesor. Rumania do të jetë e kompletuar pa mungesa, gjithsesi se është favorit i madh, por pse mos të tentojmë ta bëjmë befasinë dhe ta vazhdojmë me lojën e mirë në këto eliminatore. Mos të harrojmë që deri në xhiron e fundit ishim seriozisht në lojë për kualifikimin në KE, por vetëm fati në 15 sekondat e fundit kundër BeH na distancoi nga rasti për kualifikim në një event madhor. Në fund, un ju premtoj se të gjithë lojtarët të cilët janë këtu në Temishvar po presin me padurim për të dhënë maksimumin e tyre dhe jam i sigurt se nuk do ti zhgënjejmë dashamirët e sportit në vendin tonë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski.