Publikuar më 14 Април, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja e
futsallit të Maqedonisë ka pësuar disfatë bindëse në xhiron e fundit të
eliminatoreve për Kampionatin Europian. Maqedonia në Teminshvar humbi me
rezultat 9:1 nga Rumania. Kundërshtari kishte dominim të plotë dhe që nga pjesa
e parë Rumania e vendosi fitoren në një ndeshje ku Maqedonia luajti pa 9
reprezentues kryesor, por edhe kjo ndeshje nuk kishte ndonjë rëndësi për përfaqësuesen
tonë.
Rumania shkoi në epërsi që nga sekonda e 34-t, ndërsa deri në mbyllje të pjesës së parë shënoi edhe 6 gola.
Golat për Rumaninë i realizuan Filipe Oliveira (3), Ribeiro (2), Valaradesh (2) dhe nga njëherë realizuan Fereira dhe Shoç. Golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi Petroviq.
Kjo ishte fitorja e parë për Rumaninë në këto eliminatore, ndërsa Maqedonia e mbyll këtë cikël në vendin e fundit të grupit pa asnjë fitore, me dy barazime dhe katër disfata.