Futsall: Maqedonia mundi Shqipërinë për vend të parë në grup

Publikuar më 03 Февруари, 2019 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë shënoi fitore 3:2 përballë Shqipërisë dhe me tre fitore maksimale në grup siguroi vendin e parë në fazën parakualifikuese për Kampionatin Botëror. Në fazën e radhës Maqedonia do të luajë në Ukrainë ku përveç përfaqësueses vendase kundërshtar do të jenë edhe Sllovenia dhe Kosova.

Në ndeshjen me Shqipërinë rezultati u hap vetëm pas 14 sekondave lojë kur Ziberi shënoi për epërsi 1:0 të Maqedonisë, ndërsa Andov lëshoi rast për të dyfishuar rezultatin. Shqipëria për mundësinë e parë u desh të presë pesë minuta, kur pas një goditje nga distanca topi dëbohet te Rexhepaj që realizon për 1:1. Në minutën e 12 mundësi kishte Alimi, mirëpo nuk arrin të shënojë dhe gjithë kjo ndëshkohet dy minuta më vonë kur Kaca i jep Shqipërisë epërsi 2:1.

  

Pjesa e dytë solli një Maqedoni shumë më të mirë që me shpejtësi solli përmbysjen. Në minutën e 23 Ziberi realizon për 2:2, ndërsa një minutë më vonë Ismaili sjell golin për 3:2 që në fund rezultoi të jetë i fitores.

Për këtë triumf merita të mëdha shkojnë në adresë të portierit Petrovski i cili kishte katër pritje fenomenale që ndihmuan në arritjen e vendit të parë në grup.

Raundi i rradhës kualifikues që do të sjellë luftë për kualifikim në Kampionatin Botëror të futsallit do të luhet në tetor të këtij viti në Ukrainë. 



   
   
Reprezentacioni A