Publikuar më 24 Октомври, 2019 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë u mund nga Sllovenia në xhiron e parë të turneut parakualifikues për fazën Elite për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 2020 që do të zhvillohet në Lituani. Në palestrën sportive "Jane Sandanski", Maqedonia u mund 6:1 nga reprezentacioni slloven.
Pas disa rasteve të sllovenëve dhe pritjeve të mira të portierit të Maqedonisë, Rexhep Sulejmani krijoi shansin e parë për vendasit në minutën e shtatë, por shkëlqyeshëm intervenoi portieri slloven, Pushkar. Një minutë më vonë Adrijan Micevski solli përfundim të saktë për epërsi 1:0 të Maqedonisë.
Sllovenia ishte dominuese dhe pas disa rasteve të humbura në minutën e 13-të gjetën golin e barazimit me autor, Osredkar. Vetëm pas një minute Sllovenia avansoi 2:1 me golin e shënuar nga Zajc me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar fraksioni i dytë pa kaluar një minutë e plotë Sllovenia shënoi për 3:1 me anë të Çujec. Gligorov kishte tentim të pasuksesshëm për të ulur rezultatin, ndërsa në anën tjetër sllovenët manifestonin efikasitet të suksesshëm dukë gjetur gol për 4:1 me anë të Fidershek. Maqedonia humbi dy mundësi për të shënuar në minutën e 30-të, ndërsa deri në fund kundërshtari shënoi edhe dy gola nga gjuajtje të lira. Çeh në minutën e 31 realizoi për 5:1, kurse i njejti futbollist në minutën e 34-t shënoi për rezultat final 6:1.
Në ndeshjen e parë të grupit, Ukraina arsyetoi rolin e favoritit duke mposhtur 7:1 Kosovën.
Nesër në kuadër të raundit të dytë Maqedonia në orën 17:30 takohet me Kosovën, kurse nga ora 20:00 luhet takimi Slloveni-Ukrainë.