Futsall: Maqedonia mund bindshëm San Marinon për fitore të dytë në grup

Publikuar më 01 Февруари, 2019 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall shënoi fitoren e dytë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Në qendrën sportive "Jane Sandanski" Maqedonia mundi bindshëm 7:0 San Marinon. Përfaqësuesja e vendit plotësisht arsyetoi rolin e favoritit dhe të dielën kundër Shqipërisë do të diskutohet pozita e parë në grup.
Në ndeshjen e sontme me San Marinon gjithçka u bë e qartë pas vetëm 180 sekonda lojë kur Maqedonia siguroi epërsi 2:0. Sedat Ziberi dhe Ivan Krstevski shënuan në rrjetë të kundërshtarit. Pas 5 minutave lojë Aleksandar Gligorov zmadhoi epërsinë në 3:0, ndërsa golin e katërt e solli Erkan Seferi. Më i merituari për golin e pestë ishte Ziberi që asistoi bukur për Dimçe Andovin që vendosi rezultatin e pjesës së parë 5:0.
Në pjesën e dytë Maqedonia mbajti ritmin, krijoi shanse dhe shënoi edhe dy gola. Leovski shënoi për 6:0, ndërsa kapiteni Leveski vendosi rezultatin final 7:0.
Në ndeshjen e parë të ditës së sotme në grupin tonë Shqipëria mundi 5:3 Greqinë. Të dielën në orën 20:00 Maqedonia dhe Shqipëria në duel direkt vendosin për vendin e parë grup.



   
   
Reprezentacioni A