Futsall, Maqedonia humb nga Franca U23

Publikuar më 13 Април, 2022 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall ka humbur me rezultat 5:3 ndeshjen e parë kontrolluese nga Franca U23 të luajtur në “Boris Trajkovski” në Shkup. 

Paulo Bazilio Pereira hapi serinë e golave, duke çuar në epërsi Francën për 1:0, përderisa Dimitar Janev barazoi përkohësisht. Maqedonia kaloi në epërsi për 2:1 përmes Dejan Kajstorovski, ndërsa përfaqësuesja franceze me Teo Rejnad shënoi dy gola dhe çoi shifrat në 3:2. 

Në vazhdim Pereira shënoi edhe një gol tjetër për Francën dhe Traore Nama gjeti rrjetën për 5:2. Jakup Ramadani gjeti golin e fundit në këtë sfidë, duke ngushtuar shifrat finale në 5:3. 




   
   
Reprezentacioni A