Publikuar më 16 Март, 2016 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë më 23 dhe 25 mars në orën 18:00 si mysafire do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Bosnjë e Hercegovinën.
Ndeshjet kontrolluese do të zhvillohen në Zenicë dhe Zhebçe (Bosnjë e Hercegovinë)
Seleksionuesi i Maqedonisë, Ivan Bozhoviq për këto dy ndeshje ka grumbulluar këta futbollistë:
PORTIERË: Antonio Petrovski (Zhelezarec), Vllatko Petrovski (Veles);
MBROJTËS: Zoran Leveski (Zhelezarec), Ferid Agushi (Zhelezarev), Trajçe Trajkov (Veles);
SULMUES: Daniel De Souza (Zhelezarec), Igor Leovski (Zhelezarec), Martin Mehmedinoviq (Crna Reka), Darko Rangotov (Zhelezarec), Dragan Petroviq (Zhelezarec), Sedat Ziberi (Dinamo, Kroaci), Xho Arsovski (Vranje, Serbi), Ivan Krstevski (Zhelezarec), Erkan Seferi (Shkupi 1927).
Udhëheqësi i përfaqësueses së futsallit, Ivan Bozhoviq pret rezultate pozitive në periudhën që pason.
“Për ne këto do të jenë ndeshjet e para për këtë vit. Fillojmë një ciklus të ri të ndeshjeve në të cilat shpresoj të shënojmë rezultate pozitive. Njëkohësisht këto janë ndeshjet e para para ciklit kualifikues që na prejt për kualifikim në Kampionatin Evropian në Slloveni. Lista e futbollistëve është e zgjeruar, shansë do të kenë futbollistët që paraprakisht kanë qenë pjesë e përfaqësueses, si dhe futbollistët e Zhelezarecit që paraqesin bazë të kësaj përfaqësueseje”, thotë seleksionuesi, Ivan Bozhoviq.
Grumbullimi i parë i përfaqësueses së futsallit në program është të hënën, 23 mars në orën 18:00 në FFM.