Publikuar më 12 Мај, 2018 në Lajme, Fustsall
Skuadra
Juventus Serava ka shënuar fitore 4:1 përballë Gemixhii 1903 në finalen e Kupës
së Maqedonisë në fustall e luajtur në Gostivar, duke fituar trofeun e kësaj
gare për sezonin aktual.
Eljasa Neziri që në minutën e dytë shënoi për epërsi për Juventus Seravën, ndërsa në minutën e tetë shifrat i dyfishoi Jakup Ramadani. Gemixhii 1903 në minutën e 19-të ktheu paqartësitë kur Aleksandar Mihajllov shënoi për 2:1. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa e dyta foli vetëm për Juventus Seravën që arriti të thellojë epërsinë dhe të arsyetojë rolin e favoritit. Eljasa Neziri shfaqet me dy gola tjerë në minutat 27 dhe 39-të duke fiksuar rezultatin final 4:1. Kjo mjaftoi për të fituar trofeun e parë në Kupën e Maqedonisë.
KFV GEMIXHII 1903 – JUVENTUS SERAVA
1:4 (1:2)
Finalja
e Kupës së Maqedonisë, Palestra sportive në Gostivar
KFV GEMIXHII: Marjan Trpkov, Adil Adiloviq,
Zharko Spasovski, Aleksandar Mihajlov, Vlladimir Nanev, Metodija Kostov, Ratko
Jovanovski, Josif Manasiev, Sashko Jovanovski, Sashe Dimov, Hristijan
Jovanovski, Alen Plakiq, Bllagoj Levkov, Nikolla Sazdovski.
KFV JUVENTUS SERAVA: Burhan Idrizi, Jakup Ramadani,
Xhelal Mjaku, Eljasa Neziri, Erkan Shabani, Bujar Buçi, Reshat
Alii, Besnik Latifaj, Enes Jusufi, Mevran Osmani, Pajtim Rexhepi, Samir Velii,
Osman Mustafa.