Futsall: Humbje e pafat nga Bosnja dhe Hercegovina

Publikuar më 08 Април, 2021 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë ka pësuar disfatë nga Bosnja dhe Hercegovina me rezultat 2:3 në ndeshjen e zhvilluar në “Jane Sandanski” në Shkup. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko Skenderovski rezistuan përballë favoritit të madh, por nuk kishin fat në fund, duke pësuar humbjen. Mysafirëve ju pranua një gol para fundit të takimit, por videoja tregoi se topi nuk e kishte kaluar vijën e golit.  

Pjesa e parë u mbyll në epërsi të boshnjakëve me golin e Josip Sesar në minutën e 13-të. Reprezentuesit tanë kishin disa aksione të mira para golit të Milanoviqit, por nuk arritën që çojnë topin në rrjetë.

Maqedonia tregoi lojë të mirë në fillim të pjesës së dytë dhe menjëherë barazoi shifrat. Kapiteni Rangotov u gjet mirë para portës së mysafirëve dhe arriti që të mposht portierin kundërshtar në minutën e 22-të. Në ato momente, Maqedonia ishte më e mirë mbi parked he kërkonte edhe golin e dytë. Por, kundërshtari kaloi në epërsi me golin e Hërkaç në minutën e 35-të. Maqedonia arriti të barazoi sërish rezultatin, kësaj here me Ramadanin, por BeH shënoi golin e tretë përmes Jeliq për fitore 3:2. Finalizimi ishte i arritur nga një situatë e dyshimtë dhe video materiali konfirmoi se topi nuk e kishte kaluar vijën e golit.

Maqedonia ndeshjen e fundit në këto eliminatore do ta zhvillojë me Rumaninë si mysafirë me 14 prill.  




   
   
Reprezentacioni A