Futsall: Arben Bajrami dhe Karadaku do të luftojnë për trofeun e Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 07 Април, 2022 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Skuadrat e futsallit Arben Bajrami dhe Karadaku nesër në sallën sportive në Autokomandë në Shkup do të përballen në finalen e Kupës së Maqedonisë në futsall.

Të dyja skuadrat do të luftojnë për trofeun e tyre të parë në këtë kompeticion. Shkupi është fituesi i fundit i Kupës së Maqedonisë në Futsall.

Rrugës për në finale, KMF Arben Bajrami në 1/8 e finales shënoi fitore 3:2 ndaj KMF Astibo, në xhiron e radhës me bindëse 8:2 festoi ndaj KMF Zhelezarecit, ndërsa në 1/2 e finales ishin më të mirë se kampioni aktual Shkupi, duke fituar me rezultat 9:8.

Karadaku në ndeshjen e 1/8 së finales mundi “Creshevo Topçen” me shifrat 7:3 dhe triumfoi 7:2 kundër Velesit në duelin çerekfinal. Ata arritën një fitore bindëse në duelin ndaj Shkendijës, 9:4 në gjysmëfinale.

Finalja është caktuar në orën 21:00. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën televizive të FFM-së, tv.ffm.mk.




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A