Futsall: Anglia anulon pjesëmarrjen në ndeshjet e balotazhit për kualifikim në KE

Publikuar më 31 Октомври, 2020 Lajme, Fustsall


Asosiacioni Angelz i futbollit përmes një njoftimi zyrtarë deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë bën me dije se përfaqësuesja e futsallit të Anglisë nuk do të udhëtojë drejt Shkupit dhe nuk do të luajë ndeshjet e balotazhit për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Takimet Maqedoni-Angli duhej të luhen më 8 dhe 9 nëntor në Shkup. 

Situata epidiomologjike në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19 dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në Angli janë arsyeja për tërheqjen e ekipit përfaqësues të Anglisë në futsall nga mundësia për të luajtur në balotazh për kualifikim në Kampionatin Europian. 

Vendimi është kumtuar edhe deri te UEFA dhe pritet konfirmimi zyrtar në lidhje me kualifikimin e Maqedonisë në fazën kryesore të eliminatoreve për KE.

"Për ne shumë me rëndësi është të kualifikohemi në fazën kryesore të eliminatoreve për KE dhe ky ishte qëllimi ynë edhe para se të merrnim informacionin nga Asosiacioni i Futbollit të Anglisë për tërheqjen e tyre. Donim fitore në terren, pasi që për diçka të tillë punojmë dhe përgatitemi, por kjo është kohë kur thjesht nuk mund të parashihet asgjë dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballemi në aspekt shëndetësor. Jemi në pritje të vendimit të UEFA-së, pastaj do të mendojmë për ndeshjet e rradhës", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski.

Nëse UEFA konfirmon kualifikimin e Maqedonisë në fazën kryesore të eliminatoreve, atëherë Maqedonia do të jetë pjesë e Grupit 4 bashkë me Rumaninë, Serbinë dhe BeH.



   
   
Reprezentacioni A