Futsall A: Maqedonia sërisht i shënoi 5 gola Malit të Zi

Publikuar më 04 Декември, 2014 Fustsall

Përfaqësuesja e Maqedonisë në fustall edhe një herë ishte më e suksesshme se Mali i Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Palestrën Sportive ‘Jane Sandanski’ në Shkup.

Pas fitores 5:2 të shënuar dy ditë më parë, të përzgjedhurit e trajnerit Vasko Skenderovski fituan 5:3 ndeshjen e dytë, ndërsa në pauzë kishin epërsi 2:1. Aleksandar Gligorov shënoi tre gola, ndërsa nga një herë rrjetën e Malit të Zi e tundën Martin Todorovski dhe Xho Arsovski.

Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë përgatitet për kualifikimet për Kampionatin Evropian, të cilat në muajin mars të vitit 2015 do të zhvillohen në Shkup. Në grup me përfaqësuesen e Maqedonisë janë Spanja, Hungaria dhe përfaqësuesja më e mirë e vendit të dytë nga rauni paraeliminator.



   
   
Reprezentacioni A