Publikuar më 30 Август, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë ka humbur me
rezultat 2:1 nga Franca e fortë në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në
Arenën VIP në Shkup.
Në pjesën e parë lojtarët mysafirë u kanosën të parë drejt portës tonë, mirëpo goditjet e forta të Azdin dhe Abdesamad nuk përfunduan në rrjetën e Petrovskit. Goditjen e parë shkëlqyeshëm e priti portieri i KFV Veles, ndërsa në të dytin shtylla ishte aleat i yni. Loja agresive e përfaqësueses mysafire solli rezultat në minutën e 13-të kur Kevin pasoi për Andrien, ndërsa Abdesamad realizoi për epërsi të francezve.
Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e seleksionuesit Ivan Bozhoviq luajtën edhe më agresiv. Pasimet e shpejta mundësuan që Dragan Petroviq në minutën e 22-të të shënojë për barazim 1:1. Deri në fund të ndeshjes, Todorovski dhe Agushi sollën aksion të shkëlqyeshëm, mirëpo mungoi realizimi. Përfaqësuesja mysafire ndëshkoi gabimin e mbrojtjes tonë në minutën e fundit, kur Azdin shënoi për rezultat final 2:1 kukr kishin mbetur vetëm 36 sekonda deri në fund të ndeshjes.
Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet për Kampionatin Evropian të futsallit që do të zhvillohen në janar të vitit 2017, të përzgjedhurit e seleksionuesit Ivan Bozhoviq do të zhvillojnë edhe një ndeshje kontrolluese me Francën më 31 gusht në Veles.