Publikuar më 03 Декември, 2014 në Lajme, Fustsall
Me
dy gola të shpejtë në periudhë kohore prej as një minute të plotë në mes të
pjesës së parë, përfaqësuesja e Vasko Skenderovskit, paralajmëroi fitoren kundër
malazezëve. Darko Rangotov dhe Aleksandar Gligorov ishin autor të dy golave të
parë të Maqedonisë, ndërsa deri në fund të pjesës së parë rezultati ishte 4:0,
kur Rangotov shtoi edhe dy gola dhe kompletoi hat-trikun. Vazhdimi ishte vetëm
formalitet, Adrian Micevski shënoi golin e pestë për Maqedonisë, ndërsa për
Malin e Zi realizuan Marko Bajçetiq dhe Milovan Drashkoviq. Dy përfaqësueset
sot të zhvillojnë ndeshje tjetër kontrolluese, me fillim në orën 14:00 në
palestrën e vogël të kompleksit sportive ‘Jane Sandanski’. Maqedonia përgatitet
për kualifikimet për Kampionatin Evropian, të cilat në muajin mars të vitit
2015 do të zhvillohen në Shkup. Në grup me përfaqësuesen e Maqedonisë janë
Spanja, Hungaria dhe përfaqësuesja më e mirë e vendit të dytë nga rauni
paraeliminator.