Futsall A: Barazim me Francën në Veles

Publikuar më 01 Септември, 2016 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë ka barazuar 1:1 në ndeshjen e dytë kontrolluese me Francën në Veles. Përfaqësuesja më e mirë e vendit zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme, ishte kundërshtar më i mirë se francezët, mirëpo shanset e parealizuara kushtuan fitore përballë formacionit me renome të ‘tre gjelave’.

Taulant Ismaili në minutën e nëntë shënoi golin e epërsisë për të përzgjedhurit e seleksionuesit Ivan Bozhoviq. Deri në fund të pjesës së parë nuk shfrytëzuam disa mundësi të mira për dyfishim të rezultatit, ndërsa ndëshkimi erdhi pak para fundit të fraksionit të parë kur Aleksandar Gligorov shënoi autogol.

Futbollistët e Maqedonisë dominuan në vazhdim, mirëpo sërish nuk ishim në nivel në përfundim të aksioneve, ndërsa fati ishte në anën e Francës.

Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë me dy ndeshjet kundër Francës përfundoi fazën përgatitore para kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2017. 



   
   
Reprezentacioni A