Publikuar më 29 Јануари, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja e Futsalit të Maqedonisë me disfatë 2:1 nga Bosnja dhe Hercegovina i ka nisur eliminatoret për Kampionatin Europian. Në Zenicë, përfaqësuesja e Maqedonisë humbi nga përfaqësuesja e Bosnjës, ndërsa dy golat e fitores për vendasit i realizoi, Boshkoviq. Përfaqësuesja jonë përmes Petroviqit ngushtoi diferencën në 2:1.
Me 3 shkurt, përfaqësuesja e Maqedonisë e udhëhequr nga Vasko Skenderovski do ta luaj ndeshjen e dytë eliminatore kundër Rumanisë në terren vendas.
Rumania në xhiron e parë barazoi 2:2 kundër Serbisë.
Golashënues: Boshkoviq 7’, 16’ (BEH), Petroviq 22’ (MKD)
BeH: Galia, Alaxhiq, Jeliq, Kahxheviq, Radminoviq, Milankoviq, Sesar, Arnautoviq, Ivankoviq, Hrkaq, Boshkoviq, Omerhoviq, Petak.
Maqedonia: Petkovski, Micevski, Rangotov, Petroviq, Dandan, Stojanovski, Sulejman, Ismaili, Krstevski, Leovski, Andov, Todorovski, Arsovski, Seferi.