Publikuar më 19 Декември, 2024 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka barazuar 1:1 ndaj Andorrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2026.
Skuadra jonë më e mirë e futsallit në sallën sportive “Jane Sandanski” nuk arriti të justifikonte rolin e favoritit dhe nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj autsajderit në grupin tonë.
Golin e parë të takimit të sotëm e shënoi Petroviq në minutën e 33-të, i cili realizoi pas asistimit nga Ramadani.
Kundërshtari u kundërpërgjigj menjëherë dhe me anë të Josep Segura barazoi rezultatin.
Në ndeshjen para kësaj, Maqedonia u përballë me favoritin e grupit, Holandën dhe humbi me rezultat 4:2 në transfertë.