FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN. FFM organizaton event për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet

Publikuar më 06 Април, 2016 Lajme


Në kuadër të ditëve për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet dhe dëshirën e tyre për të patur qasje në stadiumet e futbollit (prej 2 deri më 10 prill) Federata e futbollit të Maqedonisë më të ejnten organizon ngjarje në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha klubeve të Ligës së Parë, përfaqësues të MOBILIZIM-Lidhje nacionale për persona me invaliditet trupor të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të KOM-Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Në hapje të ngjarjes do të prezentohet roli i DISABILITY OFFICER (person nga klubi që do t’u mundësojë qasje në stadiume të personave me pengesa) dhe ligjerim të tyre do të kenë Irena Bakrevska-Milloshevska nga Federata e futbollit të Maqedonisë, ndërsa ligjeratë në temën: ‘Fuqia e të pafuqishmive’ do të ketë Branimir Jovanovski, president i organizatës

MOBILIZIM.

Pas përfundimit të takimit të punës do të zhvillohet ndeshje futbolli ndërmjet ekipit të MOBILIZIM dhe ekipit të KOM (në përbërje me ish-olimpikë të Maqedonisë).

KOM: Raif Kamberi (portier), Elmedin Sejfullau, Stefan Jankullovski, Igor Paskoski, Martin Nestoroski, Berat Jakupi, Ivo Cvetkovski, Luka Garevski, Sedat Baftiu, Stojna Vangellovska, Lupço Angellovski, Metodija Angellovski, Goran Milkovski.

Trajner: Vlladimir Bogoevski.

MOBILITET: Nikollço Peev (portier), Aleksandar Talevski, Eftimço Atanasovski, Gjoko Stojanovski, Mitko Sotirkovski, Boban Jordanoski, Goran Trajçev, Zoran Trajanovski, Toni Shishevski, Nikollço Delev;

Ditët prej 2 deri më 10 prill janë të shënuara si ‘ditët për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet’, ndërsa FFM do t’i shënojë këto ditë nën moton:

FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN!

Ftojmë të gjithë klubet tona që të kenë përgjegjësi sociale për të qenë pjesë e këtyre ditëve për ngritjen e vetëdijes për kyçjen e personave me invaliditet në mjediset e tyre dhe të ofrojnë mundësi të njëjta për të gjithë.



   
   
Reprezentacioni A