FUTBOLL PA KUFIJ

Publikuar më 22 Октомври, 2021 Lajme


Java e njerëzve të futbollit #FootballPeople është e hapur për secilin, pa dallim se kush jeni apo cili është roli juaj në futboll. Mbështetësit, lojtarët, klubet, pakicat etnike, grupet PGBT, grupet e femrave, aktivistët, shkollat dhe organizatat joqeveritare marrin rol aktiv. 

#FootballPeople aktivitetet janë të bashkuara ng dashuria e tyre ndaj lojës dhe besimit se futbolli u takon të gjithëve, dhe mund të shfrytëzohet për tu krijuar ndryshime pozitive. Duam të jeni të kyçur pa marrë parasysh prejardhjen, rasën, fenë, gjininë apo orientimin seksual.

Në vitet e fundit aktivitetet zhvillohen në gjithë botën, në Argjentinë, Brazil, Kamerun, Meksiko, Vietnam, Tajlandë, SHBA dhe Afrikë të Jugut, të mbështetur nga disa yje të mëdhenj të futbollit si Jaja Ture, Iker Kasiljas, Dide Drogba, Marko Verati, Klaudio Markizio dhe Edison Kavani. 

Në Republikën e Maqedonisë, Federata e Futbollit në bashkëpunim me Qendrën e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim këtë javë e shënon përmes ngjarjeve që do të mbahe  para fillimit të ndeshjeve të Ligës së Parë më 24 tetor/e dielë, kur futbollistët dhe arbitrat në mënyrë simbolike do të tregojnë karton të kuq për nacionalizmin dje rasizmin në futboll. 

Kujdesi i vazhdueshëm për tejkalimin e gjithë llojeve të pengesave, diskriminimit, kufizimeve dhe dhunës në terrenet futbollistike është angazhimi jonë i vazhdueshëm edhe në gjithë llojet e aktiviteteve të këtilla, Federata e Futbollit të Maqedonisë ofron mbështetje të plotë.





   
   
Reprezentacioni A