Fustall: Maqedonia fiton 2:1 Sllovakinë në Bari

Publikuar më 11 Декември, 2015 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë ka shënuar fitore të rëndësishme 2:1 kundër Sllovakisë në kuadër të turneut kualifikues që zhvillohet në Bari të Italisë për plasman në Kampionatin Evropian.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko Skenderovski në një përfundim dramatic të takimit me përmbysje arritën të fitojnë 2:1 Sllovakinë. Golat për Maqedoninë i shënuan Micevski në minutën e 31-të dhe Leveski në të 32-të. Golin e vetëm për kundërshtarin e shënoi Rafaj në minutën e 22-të.

Me këtë fitore Maqedonia ka rritur shanset për kualifikim në ndeshjen e balotazhit për Kampionatin Botëror. Në rethin e fundit të turneut kualifikues, Maqedonia do të përballet me Moldavinë. Dueli me moldavezët në program është të dielën më 13 dhjetor me fillim në orën 15:30. 



   
   
Reprezentacioni A