Publikuar më 11 Април, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë me fitore ka
mbyllur truneun eliminator në Almati të Kazakistanit për kualifikim në
Kampionatin Evropian në Slloveni. Në ndeshjen e fundit kemi shënuar fitore 4:3
kundër Danimarkës, mirëpo ky triumf nuk sjell balotazh për plasman në Slloveni
si një prej përfaqësueseve më të mira të vendeve të treta në grupet
kualifikuese.
Dy humbjet 0:3 nga Kazakistani dhe 3:7 nga Çekia kanë nxjerë Maqedoninë jashta luftës për kualifikim në KE 2018.
Në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës, Seferi shënoi dy gola për Maqedoninë, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Micovski dhe Petroviq.
Maqedonia me tre pikë renditet e treta në grup, pas Kazakistanit dhe Çekisë.