Ftesë për Mircevskin dhe Babunskin për te përfaqësuesja A e Maqedonisë

Publikuar më 12 Ноември, 2022 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka dërguar thirrje shtesë për dy futbollistë ofensivë për ndeshjet e ardhshme kontrolluese kundër Finlandës (17 nëntor) dhe Azerbajxhanit (20 nëntor) në Arenën "Todor Proeski" në Shkup.

Në dispozicion të skuadrës që nga fillimi i përgatitjeve do të jenë Martin Mircevski dhe Dorian Babunski. Për shkak të lëndimit, përveç mungesës tashmë të konfirmuar të Aleksandar Trajkovskit, do të mungojë edhe sulmuesi Milan Ristovski, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit të kampionatit për Spartak Tërnavën.




   
   
Reprezentacioni A