Publikuar më 07 Септември, 2020 në Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Përfaqësuesja
e Maqedonisë sonte ka zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin “Dinamo Arena”
në Tbilisi ku nesër nga ora 18:00 do të përballemi me Gjeorgjinë në ndeshjen e
dytë të grupit C në Ligën e Kombeve. Pa Ivan Triçkovskin dhe Kire Ristevskin, të
cilët për shkak lëndimeve nuk udhëtuan për në Tbilisi, seleksionuesi Igor
Angellovski me stafin teknik i realizoi përgatitjet e fundit para ndeshjes me
Gjeorgjinë. Atmosfera në mesin e futbollistëve është e shkëlqyeshme dhe
pretendohet fitorja e dytë radhazi në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi
ndeshjen e parë të shtunën në Shkup mundëm Armeninë me rezultat 2:1.