Publikuar më 09 Октомври, 2018 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonise vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Lihtenshtajnin në kuadër të Ligës së Kombeve më 13 tetor në Arenën Nacionale 'Filipi i Dytë' në Shkup. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski në atmosferë shumë pozitive kanë zhvilluar dy seancat e para në qendrën stërvitore 'Petar Milloshevski'. Maqedonia ka start perfekt në Ligën e Kombeve duke shënuar efekt maksimal prej dy fitoreve në dy takimet e para, fillimisht në transfertën me Gjibraltarin dhe më pas në Shkup në duelin direkt me Armeninë. Tash pason përballja e të shtunës me Lihtenshtajnin, që më 16-të tetor të vijë transferta kyçe me Armeninë ne Erevan.
Të gjithë spektatorët e Maqedonisë mund të sigurojnë bileta për ndeshjen Maqedoni-Lihtenshtajn përme rrjetit shitës MKTickets.
Biletat shiten me çmim prej 100 denarëve për tribunën jugore dhe 150 denarë për tribunën veriore të Arenës Nacionale.
LIGA E KOMBEVE TË UEFA-së, Grupi 4, xhiroja e 3-të:
MAQEDONI-LIHTENSHTAJN
Shkup, Arena Nacionale 'Filipi i Dytë', 13 tetor 2018, ora 20:45