Publikuar më 05 Април, 2022 në Lajme
Federata e
Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me FSSHM (Federata e Sportit Shkollor në
Maqedoni), në vazhdimësi është duke punuar në projektin për futboll shkollor
nëpër disa shkolla fillore në vendin tonë.
Gjithsej 76 shkolla fillore në të gjithë territorin janë përfshirë në mënyrë aktive dhe zbatojnë projektin e futbollit shkollor.
Përmes këtij projekti, të rinjtë kanë mundësi të përfshihen aktivisht në rrethin sportiv, të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre, të luajnë futboll dhe të vlerësojnë vlerat e vërteta në jetë.
Një nga gjërat e rëndësishme që theksohet në projektin e futbollit shkollor është zhvillimi i futbollit të të rinjve për femra dhe sigurisht tërheqja e fëmijëve të përfshirë që të vazhdojnë të stërviten rregullisht futboll në klubet e futbollit.
Në vazhdim, shikoni fotogalerinë e aktiviteteve sportive në disa shkolla nëpër Maqedoni.