Publikuar më 19 Март, 2018 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për
dy ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë kundër Finlandës (23 mars) dhe
Azerbejxhanit (27 mars). Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski në seancën
e parë stërvitore nuk mund të llogarisë në shërbimet e Stefan Ristovskit,
Ezgjan Alioskit dhe Stole Dimitrioskit të cilët më vonë gjatë ditës do t’i
bashkohen ekipit përfaqësues. Sot me grupin u bashkua edhe kapiteni Goran
Pandev.