Publikuar më 20 Март, 2019 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër hap cikël të ri kualifikues për KE. Ndeshja me Letoninë do të jetë e 100-ta jubilare në fanellën e ekipit përfaqësues për Goran Pandevin. Me këtë rast sonte kapiteni u befasua kur nga ana e presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini dhe bashkëlojtarët e ekipit përfaqësues i dhuruan një fotografi si kujtim për jubileun e tij me ekipin përfaqësues.