Forumi vjetor për trajnerë

Publikuar më 20 Февруари, 2020 Lajme


Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, bashkë me organizatën për trajnerë organizojnë në mënyrë të rregullt çdo vit "Forumin për trajnerë", i caktuar për datën 24 shkurt (e hënë) me fillim në orën 11:30 në hotelin 'Aleksandar Palace' në Shkup.

Bëjmë thirrje për gjithë trajnerët bartës të liçencave të UEFA-së (B, A, Pro dhe A për portierë) të mbërijnë më së voni në orën 10:45 për t'u akredituar për ngjarjen. Forumi do të përfundojë në orën 18:00 me ndarjen e çertifikatave për pjesëmarrje dhe një koktej rasti për të pranishmit. 

Në pajtueshmëri më konventën e trajnerëve të UEFA-së ku FFM është anëtare e plotëfuqishme në këtë forum pjesëmarrja e trajnerëve bartës të Diplomave të UEFA-së (B, A, Pro apo A për trajnerë të portierëve) është e detyrueshme në aspekt të vazhdimit të vlefshmërisë së Liçencave të UEFA-së. Detyrim i secilit trajner bartës të Liçencës së UEFA-së është pjesëmarrja në këtë ngjarje për të mundur të kërkohet vazhdimi i të njejtës. 

Në këtë forum mysafir special do të jetë Branimir Ujeviq, drejtor i sektorit për zhvillim të trajnerëve në FIFA, i cili do të ketë prezantim para të pranishmëve. 

Në lidhëse të këtij njoftimi gjeni numrin më të ri të revistës Për Trajnerin“ 



   
   
Reprezentacioni A