Publikuar më 21 Февруари, 2017 në Lajme, Seminare
Federata e futbollit të
Maqedonsië shënuan 15-të vite edukim për trajnerë, ndërsa me këtë rast është
organizuar Forum për trajnerë në hotelin Aleksandar Pallas.
Më shumë se 300 trajnerë kishin mudnësi të marrin pjesë në forumin në të cilin me ligjeratë u prezantuan drejtori i qendrës për edukim pranë FFM-së, profesori Nebojsha Markovski dhe drejtori për edukim të trajnerë në UEFA, Frank Ludolf.
Të pranishmiti i përshëndeti edhe presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, drejtori teknik-Zoran Stratev dhe presidenti për trajnerë pranë FFM-së, Gjore Jovanovski.
“Më vjen mirë që shënohet një jubile kështu i rëndësishëm. Edhe unë jam prodhim i kësaj shkolle të trajnerëve në Maqedoni. Duhet të jemi krenar për këto 15-të vite traditë në edukimin e trajnerëve, dhe gjithë së bashku të punojmë për të mbrojtur zejen e trajnerit dhe të respektohet më shumë profesioni i trajnerit. Prania juaj në këtë forum paraqet shenjë për qasjen tuaj serioze ndaj punës si trajnerë pasi që si është e rëndësishme për një lojtar të fitojë përvojë në ndeshje dhe seanca stërvitore, ashtu edhe për trajenrët është me rëndësi të kalojnë përmes procesit të edukimit kualitativ dhe punës praktike në teren me qëllim arritjen e nivelit të lartë të zhvillimit. Do të doja të përgëzoj gjithë ata që janë të kyçur në punën e Qendrës për Edukim të FFM-së dhe uroj edhe shumë vite punë të suksesshme”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
Dita e parë e forumit ishte e mbyllur me ligjeratë të seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, i cili foli për ‘Rrugën drejt Polonisë” dhe qasjet e tij si trajner.
Ditën e dytë të forumit e hapi anëtari i Komisionit të UEFA-së për zhvillimin futbollistik të futbolilstëve të rinjë.
“Një prej punëve kyç për zhvillimin e lojtarëve të rinjë është qasja adekuate. Fokusi në procesin stërvitor të moshës dhe potencialit për zhvillim të lojtarëve. Kur bëhet fjalë për futbollistë 12-të vjeçarë fokusi nuk duhet të jenë rezultatet, por në qasjen adekuate për zhvillim. Kroacia ka numër të madh të eksportit të futbollistëve. Kjo është rezultat i balansit të mirë ndërmjet talentit, punës intenzive dhe mentalitetit tonë dhe dëshirës për fitore. Mentaliteti dhe talenti janë diçka e përbashkët për rajonin dhe ballkanin. Maqedonisë nuk i mungojnë talentët, ndërsa në Federatën e Futbollit ndjehet edhe ambicia edhe kapaciteti për punë të madhe. Kjo është vendimtare që Maqedonia u kualifikuka në Kampionatin Evropian për U 21 në Poloni, ndërsa jam i sigurtë se në të ardhmen do t’u gëzoheni edhe shumë sukseseve të ngjashme”, deklaroi Jozak.
Forumi përfundon me ligjëratën e Mika Platelainen-anëtarë i Komisionit teknik të UEFA-së për analizë të EURO 2016, i cili akcentin e vëndon në shënimin e golave në Kampionatin Evropian në Francë.