Publikuar më 17 Ноември, 2024 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë e arsyetoi rolin e saj të favorit dhe triumfoi ndaj Ishujve Faroe me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Edhe pse e kishim të siguruar vendin e parë në grup dhe vendin në Ligën B, ne arritëm një tjetër fitore, të pestën radhazi në këtë garë dhe me këtë mbetemi në lojë për play off-in e Kampionatit Botëror e cila është në program në vitin 2026.
Në takimin e sotëm mund të na kishte munguar freskia, por arritëm në golin e dëshiruar me anë të sulmuesit, Bojan Miovski në pjesën e dytë. Një gabim në mbrojtje të kundërshtarit e shfrytëzoi maksimalisht Miovski i cili shënoi për gëzimin e tifozëve në arenën “Todor Proeski” në Shkup.