Publikuar më 15 Ноември, 2024 në Lajme
Maqedonia ka marrë fitore ndaj Letonisë me rezultat 1:0 me golin e Nikolla Serafimovit. Stole Dimitrievski sërish pa pësuar gol.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka mposhtur Letoninë me rezultat 1:0 në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve dhe zyrtarisht konfirmoi vendin e parë në grup dhe pozitën në Ligën B.
Ekipi përfaqësues i udhëhequr nga Bllagoja Milevski e mbylli me rrjeta të paprekur pjesën e parë, teksa në vazhdim presioni ndaj portës kundërshtare solli rezultat në minutën e 57-të, kur Nikolla Serafimov bëri një punë të shkëlqyer në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.
Mbrojtësi ynë solli epërsinë, pas asistimin të Zajkovit dhe vendosi rezultatin përfundimtar, sepse deri në fund nuk pati ndryshime dhe Maqedonia arriti një tjetër fitore në grupin e saj.
Maqedonia me 13 pikë është në vend të parë dhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luajë në Ligën B.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“I përgëzoj futbollistët për durimin dhe vendosmërinë e tyre, arritëm një fitore të vështirë por të merituar. Arritëm objektivin më të rëndësishëm, që është kualifikimi në divizionin B”.
“E dija që do të ishte një ndeshje ndryshe nga ajo e Rigës, por arritëm në fitore, ndonëse duhet të kishim shënuar edhe një gol për ta konfirmuar më herët. Është e vështirë që sulmuesit të dalin në plan të parë kur luan kundër një skuadre me mbrojtje kaq të madhe”.
Fazën e grupeve e përfundojmë me ndeshjen kundër Ishujve Faroe të dielën në orën 15:00 në Arenën “Todor Proeski”.