Publikuar më 23 Март, 2023 në Lajme, Lajme
Fitore e Maqedonisë me rezultat 2:1 ndaj Maltës në ndeshjen e parë të eliminatoreve për EURO 2024. Elif Elmas dhe Dako Çurlinov me golat në pjesën e dytë i sollën fitoren Maqedonisë për tri pikë të rëndësishme në startin e eliminatoreve.
Përfaqësuesja jonë dominoi gjatë ndeshjes, por kundërshtari u mbrojt me të gjitha forcat. Në pjesën e parë, Maqedonia mori iniciativën, por ishte pa rast të vërtetë.
Në fund të pjesës së parë Malta kishte dy raste, Satariano gjuajti, por vetëm në këmbën e Zajkovit dhe më pas tentoi Camenzuli, por topi kaloi skaj shtyllës së djathtë të Dimitrievskit.
Filluam pjesën e dytë, seleksionuesi Milevski në minutën e 58-të inkuadroi Nestorovskin dhe Çurlinovin në lojë dhe vetëm dy minuta më vonë u u dha një penallti për ne, por gëzimi ishte i shkurtër. VAR-i e anuloi penalltinë, Miovski simuloi një faull, kështu që nuk pati gjuajtje nga pika e bardhë.
Më pas erdhi momenti i golit. Superaksioni i nisur nga Alioski, Miovski uli kokën drejt Elmasit dhe ky i fundit shënoi me mjeshtëri për të kaluar Maqedoninë në epërsi 1:0. Menjëherë pas kësaj, Bardhi dha një top për Çurlinovin, i cili me të majtë gjuajti bukur, duke gjetur rrjetën për 2:0.
Por edhe Malta shënoi me anë të Janikut për 2:1, pas një ngatërrese para golit tonë në minutën e 85-të.
Eliminatoret për EURO 2024
MAQEDONI – MALTA 2:1 (0:0)
Arena “Todor Proeski” në Shkup. Shikuesit: 10,000. Gjyqtar: Kristo Tohver (Estoni). Shënues: Elmas 66., Çurlinov 73. (MKD), Yanik 86. Zh. Kartonë: Bardhi, Alioski, Miovski, Atanasov (MKD), Kristensen, Teuma, Borg (MAL). Kartonë të kuq: Bllagoja Milevski – seleksionues (MKD).
MAQEDONI: Dimitrievski, Zajkov, Musliu, Vellkovski (58. Çurlinov), Ristovski, Alioski (80. Ashkovski), Atanasov, Bardhi, Elmas, Trajkovski (58. Nestorovski), Miovski (80. M. Ristovski).
Seleksionues: Bllagoja Milevski.
MALTA: Bonello, Apap, Borg, Attard, J. Mbong, Gulamier, Christensen (78. Yannick), Camenzuli (78. Korbalan), Teuma (85. Paiber), P. Mbong (67. Dimesh), Satariano (84. Jones).
Seleksionues: Mikele Markolini.