Fitore ndaj Armenisë në start të Ligës së Kombeve

Publikuar më 05 Септември, 2020 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja e Maqedonisë me fitore ka nisur edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi sot në Shkup me rezultat 2:1 mundëm Armeninë. Alioski dhe Nestorovski me golat e shënuar nga pika e bardhë sollën fitoren, ndërsa mysafirët në kohën shtesë gjithashtu përmes penaltisë së realizuar nga Barsegian realizuan golin për rezultat final. 

Në ndeshje jo aq kualitative të zhvilluar në kushte të vështira për lojë shkaku i temperaturave të larta (ndeshja u zhvillua nga ora 15:00), Maqedonia ishte me fat kur fitoi penalti që në fazën e hershme të ndeshjes, para se Ezgjan Alioski me goditje maksimalisht precize nga pika e bardh të sillte epërsi 1:0 pas vetëm 5 minutave lojë.

Përmes formulës së njejtë erdhi edhe goli i dytë, kur sërish ndaj Elmazit u shkaktua penalti, ndërsa Nestorovski gjuajti saktë për 2:0 pas 38-të minutave lojë. Pjesa e dytë solli lojë të hapur, dy përfaqësueset kishin nga disa raste shënimi, ndërsa kur nuk arritëm të menaxhojmë të shënojmë golin e tretë, mysafirët në kohën shtesë fituan penalti, të cilën suksesshëm e ekzekutoi Barsegian për rezultat final 2:1. 

Ndeshjen e rradhës Maqedonia e luan të martën në terren mysafir me Gjeorgjinë.

MAQEDONI-ARMENI 2-1 (2-0)
Arena Nacionale "Todor Proeski", Shkup
Arbitër: Irfan Peljto (BeH)
Golashënues: Alioski 5'(pen) dhe Nestorovski 37' (pen) (Maqedonia); ndërsa Barsegian 90'+4 (Armeni) 
MAQEDONI: Shishkovski, Riatovski, Musliu, Velkovski, K. Ristevski (71' Spirovski), Ademi, Nikolov (75' Trajkovski), Bardhi, Alioski, Elmas, Nestorovski (62' Pandev)
Seleksionues: Igor Angellovski
ARMENI: Jurçenko, Kalisir, Hambarxhumian, Harojan, Grigorian, Wbejmar, Bajramjan (46' Barsegian), Korjan, Hovhensian, Karapetian, S. Grigorian (46' Babajan)
Seleksionues: Joakin Kaparos



   
   
Reprezentacioni A