Publikuar më 11 Ноември, 2017 në Lajme, Lajme
Vazhdon
seria e rezultateve pozitive të përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë. Në arenën
“Filipi i Dytë” të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski fituan 2:0
ndeshjen kontrolluese me Norvegjinë. Kapiteni Goran Pandev shënoi golin e epërsisë,
ndërsa fitoren e vulosi Kire Markoski në minutën e fundit të takimit.
Kjo është fitorja e parë e Maqedonisë përballë Norvegjisë në takimin e katër ndërmjet veti, pas barazimit paraprak 0:0 në vitin 2009 dhe dy humbjeve 1:2 në vitin 2009 dhe 0:2 në vitin 2013.
“Grande Pandev” realizoi në minutën e 43-të pasi u gjend bukur në zonën kundërshtare pas një asisti të shkëqyeshëm të Ezgjan Alioskit. Për kapitenin ky ishte goli i 31 në fanellën e ekipit përfaqësues.
Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Kire Markovski kur realizoi në minutën e fundit të takimit, duke gjetur golin debutues për përfaqësuesen A të Maqedonisë.
Kështu ky vit 2017 do të mbahet mend si një prej më të suksesshmit për përfaqësuesen seniore. Në gjithsej 9-të ndeshje të zhvilluara, kemi 5 fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje edhe atë nga ish-kampionia e botës dhe Europës, Spanja.
MAQEDONI-NORVEGJI 2:0 (1:0)
Arena nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup.
Shikues: 3 000
Golashënues: Pandev 43’ dhe Markoski 90+3’ (Maqedonia)
Kartona të verdhë: Alioski (Maqedoni), ndërsa Meling Odegard, Kamara, Trondsen (Norvegjinë)
MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristevski, Zajkov, Velkovski, Ristovski, Bardhi (Nikollov 76’), Spirovski, Radeski, Trajkovski (Hasani 58’), Pandev (Triçkovski 68’), Alioski (Markoski 88’).
NORVEGJIA: Grujtebust, Henriksen, Valsvik, Lins (Daeli 46’), Melik, Nordvit, Odegard (Torsbi 59’), Selnes (El Jonusi 75’), Sorlot, Svenson, Kamara.