Publikuar më 15 Ноември, 2020 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
më e mirë e Maqedonisë me fitore 2:1 kundër Estonisë i vazhdon ndeshjet në
edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe mbetet në pozitën e parë të grupës C.
Përfaqësuesja jonë ishte më kualitative në këtë ndeshje. Tentimin e parë për gol, Maqedonia e regjistroi në minutën e 25, me Triçkovskin që çoi topin në rrjetën e Estonisë, por goli ishte anuluar për shkak pozitës jashtë loje. Mirëpo disa minuta më vonë, Spirovski asistoi deri te kapiteni Triçkovski, ndërsa ky i fundit arriti që të mposhtë portierin Hajn.
Tre minuta pas golit, Triçkovski goditi me kokë pas krosimit të Elmasit, por portieri i Estonisë arriti të që të mbrojë tentimin e sulmuesit tonë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Estonia barazoi 1:1 me një supergol të Sapienit.
Nikollovi dhe Ristovski kishin raste të mira për të avansuar në 2:1, por nuk arritën që ti shfrytëzojnë, ndërsa rezistenca e estonezëve u thye në minutën e 68-të, kur pas krosimit përfekt të Elmasit, Vllatko Stojanovski arriti që me kokë të shënojë për rezultat 2:1.
Maqedonia ka 9 pikë dhe renditet para Gjeorgjisë të cilët kanë 6 pikë dhe para Armenisë që kanë grumbulluar 5 pikë. Xhiroja e fundit e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do të luhet me 18 nëntor kur përfaqësuesja jonë në terren neutral në Nikozi të Qipros do të përballet me Armeninë.