Publikuar më 07 Април, 2015 në Lajme, Deri më 17 vjet
Shpresat e reja të vendit luajtën një ndeshje të re të shkëlqyeshme, një pjesë të parë shumë të mirë në të cilën arritën të shënojnë katër gola. Sërisht në skenë doli Yllza Maksuti e cila me dy gola të shënuar ishte lojtarja më e mirë e kësaj ndeshje. Nga një gol shënuan Mila Talevski dhe Teodora Bumbarovska.
“Vajzat luajtën furishëm në pjesën e parë duke përsëritur lojën e djeshme. Që në pjesën e parë arritën të vendosin pyetjen e fituesit në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë për arsye taktike pak kalkuluam dhe vendosëm të pushojmë lojtaret kyçe për ndeshjen vendimtare të ejnte me Malin e Zi, ku do të vendoset për vendin e parë të këtij turneu”, deklaroi seleksionuesi Kiril Izov për faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Udhëheqësi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Kiril Izov ndeshjen e luajti me këtë formacion: Suarta Reçi, Jovana Spasovska, Anita Gocevska, Ivana Binevska, Teodora Gjorgjievska, Elma Shemshoviq, Viktorija Kiranova, Jana Çubrinovska, Mila Talevska, Teodora Bumbarovska dhe Ullza Maksuti. Në vazhdim u inkuadruan: Anastasija Nikollovksa, Melani Cvetkovska, Marija Belistojanovska, Monika Kosteva, Dragana Gegova dhe Julija Zhiviq.