Publikuar më 15 Декември, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja
e rinovuar U 21 e Maqedonisë ka shënuar fitore të re kundër A përfaqësueses së
udhëhequr nga Igor Angellovski. Në ndeshjen e dytë të luajtur në terenin me bar
sintetik në Gjorçe Petrov të Shkupit, shpresat e vendit shënuan fitore minimale
1:0.
Të dyja përfaqësueset në këtë ndeshje kontrolluese lëshuan disa raste të mira shënimi. Golin për fitore të të përzgjedhurve të Bllagoja Milevskit e shënoi Emil Abaz në fund të takimit.
Me këtë përballja kontrolluese përfunduan aktivitetet e këtij kampi selektiv.