Fitore bindëse e përfaqësueses A të femrave ndaj Kazakistanit

Publikuar më 02 Октомври, 2019 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja më e mirë e femrave të Maqedonisë ka shënuar fitore në kuadër të grupit ‘G’ eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian. Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”, vajzat tona ishin më të mira se përfaqësuesja e Kazakistanit, duke regjistruar fitore me rezultat 4:1 (3:0).

Ishte Natasha Andonova që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 6-të, pas asistit të Yllza Maksutit, teksa nuk vonoi shumë dhe vetëm 8 minuta më vonë, Gentiana Roçi ngriti epërsinë në 2:0.

Një penalti e akorduar në favor ta vashave “verdhekuqe” në minutën e 28-të në mënyrë të saktë u ekzekutua nga kapitenja Andonova, që në ato momente ngriti epërsinë në 3:0, ndërsa 4 minuta para fundit të pjesës së parë, struganja Roçi edhe pse shënoi në rrjetën e mysafireve, goli i saj u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Kësisoj pjesa e parë u mbyll me shifrat 3:0 në favor të Maqedonisë, futbollistet e së cilës skuadër në minutën e 73-të dështuan për të penguar mbrojtësen Julia Myasnikova të Kazakistanit  të shënojë golin e parë në rrjetën e Pançurova.

Megjithatë kjo ishte e tëra që bënë futbolliste kazake, pasi deri në fund të takimit, Maqedonia shënoi edhe golin e katërt, e ku sërish në skenë doli Gentiana Roçi, me golin esaj të dytë personal dhe të katërtin për përfaqësuesen tonë të vendit.

Pas dy xhirove, Maqedonia zë vendin e tretë në grupin “G” me 3 pikë, po aq sa kanë edhe Austria dhe Serbia në dy vendet e para. Kundërshtarë i rradhës i vashave të seleksionuesit Kiril Izov, do të jetë Serbia ndeshje kjo që në program është me datë 5 tetor në Shkup, në terenet sportive pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A