Fitore 3:1 në testin me Azerbajxhani

Publikuar më 29 Мај, 2016 Lajme, Lajme


Maqedonia shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Azerbajxhanit në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në afërsi të Vienës në Austri. Maqedonia me formacion të rinovuar zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme dhe paralajmëroi përmirësim të paraqitjeve dhe rezultateve. Hije në fitoren e arritur hedh lëndimi i Enis Bardhit, i cili theu ashtin e hundës.

Maqedonia shumë më mirë e hapi ndeshjen dhe u kanos dy herë përmes Trajkovskit, ndërsa në minutën e 12-të goditja e fortë e Bardhit nuk ishte precize. Shanset e krijuara ishin paralajmërim për atë që pasoi në minutën e 18-të kur Radeski morri top të mirë në zonë, ndërsa goditja e tij u ndal në rrjetë të portierit të Azerbajxhanit, Agbajev. Ky ishte goli debutues i Radeskit në përfaqësuesen A të Maqedonisë.

Në minutën e 28-të pas një përplasje me një futbollist kundërshtar theu hundën Enis Bardhi, i cili duhej të largohet nga loja dhe në vend të tij hyri Nikolov. Rezultati u dyfishua në minutën e 32-të kur kapiteni Goran. Pandev godet bukur me të majtën, duke çuar topin thuajse në vend të njejtë si në golin e parë të Radeskit.

Në pjesën e dytë përfaqësuesja jonë luante disi më e tërhequr, ndërsa rivali disa herë u kanos, kryesisht me goditje nga distanca. Babunski kishte dy tentime të mira që nuk sollën ndryshim, ndërsa në anën tjetër pas një pakujdesie të portierit Dimitrievski kundërshtari fitoi goditje indirekte, ndërsa në vazhdim Nikollov luajti me dorë dhe arbitri tregoi penalti për Azerbajxhanin. Afran Ismailov gjuajti saktë ng 11-të metra duke zbutur rezultatin në 1:2 pas 74 minuta lojë. Në minutën e parë të kohës shtesë aksion i mirë i Babunskit, i cili vazhdoi lojën në krahun e djathtë ku Gjorgjiev asistoi para portës, ndërsa Nestorovski shënoi për rezultat final 1:3. Edhe për Nestorovskin ky ishte goli debutues në fanellën e Maqedonisë.

AZERBAJXHANI – MAQEDONIA 1:3 (1:2)

Stadiumi: Sportlervag, Bad Erach, Vienë – Austri

Golashënues: Afran Ismailov 74’ (Azerbajxhan), ndërsa Marjan Radeski 18’, Goran Pandev 32’ dhe Ilija Nestorovski 90’+1’ (Maqedonia)

Kartona të verdhë: Garajev (Azerbajxhani), ndërsa Nikollov dhe Shikov (Maqedonia)

MAQEDONIA: Dimitrievski, Zhuta, Ristevski, Shikov, Ristovski, Najdenov (Demiri 83’), Bardhi (Nikollov 30’), Triçkovski (Gjorgjiev 60’), Trajkoski (Babunski 60’), Radeski (Peshëvski 46’), Pandev (Nestorovski 74’).

Në pankinë: Aleksovski, Velkovski, Bejtullai, Nikollov, Babunski, Peshëvski, Gjorgjiev, Demiri dhe Nestorovski.

Seleksionues: Igor Angellovski



   
   
Reprezentacioni A