FITOJMË si asnjëherë më parë! Të mbështesim ekipet përfaqësuese të MAQEDONISË

Publikuar më 10 Ноември, 2017 Lajme

Futbolli i Maqedonisë në vitin 2017 shënon rezultatet më të mira në historinë e saj. Ta mbyllim vitin me fitore!

Maqedonia U19 është një hap pranë fazës Elite të UEFA-së kualifikim në Kampionatin Europian. Me fitoren e madhe kundër Zvicrës, “gjenerata e artë” është pranë realizimit të qëllimit të planifikuar për hyrje në mesin e përfaqësueseve më të mira të reja në Europë. Përfaqësuesja e ndërtuar katër vitet e kaluara, e udhëhequr nga Elif Elmas, me Jani Atanasovin, Darko Çurlinovin, Dimitar Mitrovski, Kristijan Trapanovski, Bojan Miovski, Trajanovski, Todorov, Feukovski dhe ‘aktorët’ tjerë të Vujadin Stanojkovi­çit premtojnë rezultate tjera të mëdha dhe të ardhme të ndritur jo vetëm në përfaqësueset e reja, por edhe më shumë se konkurencë e shëndoshë në ekipin më të mirë përfaqësues.

Maqedonia U17 tani më ka siguruar kualifikim në fazën Elite për plasman në Kampionatin Europian. Pas më shumë se një dekade hymë në mesin e më të mirëve, ndërsa futbollistët e ri edhe në kualifikimet për KE do të kërkojnë fuqishëm të dëshmohen para Staniqit dhe Milevskit, trajnerëve dhe tifozëve. Gjithë që kërkuan është-mundësi dhe kushte. Kënaqësi e vërtetë për tu parë turne kualifikues në të cilin spikasin Andov, Trpçevski, Sekulov, Tasevski, Toshevski…famijë nga inkubatorët vendor, yje të ri të futbollit në Maqedoni.  

Suksesi i Maqedonisë U 17 dhe U 19 është vetëm plotësim i rezultatit më të madh në historinë tonë të futbollit, pjesëmarrjen e Maqedonisë U 21 në Kampionatin Europian që u zhvillua në Poloni.

Me FITORE të mbyllim vitin më të mirë të futbollit të Maqedonisë!

Përfaqësuesja A e Maqedonisë këtë vit ka vetëm një disfatë, nga ish-kampionia e Botës dhe Europës, Spanja. Përfaqësuesja e Igor Angellovskit në Torino kundër Italisë shënoi një prej rezultatet më të mira në histori, fitoi në transfertën me Izraelin, mundëm Lihtenshtajnin dhe Bjellorusinë, ndërsa barazuam me Shqipërinë dhe Turqinë.

Nëse një Goran Pandev thotë “pas himnit nuk ka lodhje. Gjithë ndjejmë energji shtesë kur luajmë për përfaqësuesen”, atëherë nënkuptohet se edhe në ekipin më të mirë përfaqësueses gjërat janë vendosur në mënyrën e vërtetë.

Ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë janë të shkëlqyeshme, loja e bukur, tu japim mbështetje.

Mbështetni Maqedoninë!



   
   
Reprezentacioni A