Publikuar më 07 Мај, 2018 në Kupa e Maqedonisë, Lajme
Ekipet
e futsallit Juventus Serava dhe Gemixhii 1903 do të përballen për trofeun e
parë sezonal në kuadër të Kupës së Maqedonisë. Dueli do të zhvillohet më 12 maj
(e shtunë) në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar me fillim në orën 19:30.
Ndeshja do të transmetohet direkt në platformën e FFM-së, tv.ffm.mk.
Dy ekipet për herë të parë do të përballen në finale të Kupës së Maqedonisë. Juventus Serava në gjysmëfinale eliminoi Shkëndijën, ndërsa Gemixhii 1903 kaloi Crna Rekën.
“Duam trofeun, luhet vetëm një ndeshje dhe kjo sjell bukuri shtesë finales. Gjithçka është e mundur deri në minutën e fundit të duelit dhe ne patjetër të jemi maksimalisht në nivel nëse duam të fitojmë. Kundërshtari mund të jetë i rrezikshëm, ndërsa dëshmi për këtë është veë kualifikimi i tyre në finale. Ndoshta hyjmë në ndeshje si favoritë, mirëpo këtë patjetër ta dëshmojmë në terren”, deklaroi trajneri i Juventus Seravës, Gafur Hasani.
Presidenti i KFV Gemixhii 1903, Tome Sheskokalov shpreson ekipi i tij të përsërisë rezultatin e sezonit 2008/2009 kur Gemixhii fitonte trofeun e Kupës.
“Edhe pse këtë vit luajmë në kategorinë e dytë, gjithsesi shumë mirë njihemi me kundërshtarin, pasi në të kaluarën kemi luajtur disa herë mes veti, por kjo është ndeshje ndryshe. Finalja e Kupës së Maqedonisë është sfidë për gjithë, ndërsa për ne është shumë me rëndësi që do të luftojmë për trofeun. Respektojmë kundërshtarin, por unë shpresoj se do të arrijmë të përsërisim sezonin që kishim në vitin 2008 kur ekipi ynë triufmoi në këtë garë. Pres luftë të madhe në një atmosferë korekte dhe sportive”, u shpreh presidenti i KFV Gemixhii 1903, Tome Sheskokalov.