Finalja e Kupës së Maqedonisë më 17 maj në stadiumin Mlladost në Strumicë

Publikuar më 11 Мај, 2017 Lajme

FFM, klubet finalist dhe MPB në mbledhje të përbashkët u morrën vesh për detajet në lidhje me organizimin e ndeshjes dhe masat që do të ndërmiren që finalja në Strumicë të jetë festë e vërtetë e futbollit.

Në mbledhjen e sotme Vasko Dojçinovski, komesari për gara, njëherit edhe delegat i finales së Kupës ndërmejt Shkëndijës dhe Pelisterit informoi klubet dhe detyrat e tyre sipas Rregullores për gara, si dhe rëndësinë që ndeshje të kalojë në atmosferë korekte dhe sportive.

Federata e futbollit të Maqedonisë përmes distributerit zyrtar Mktickets do të realizojë shpërndarjen e numrit të duhur të biletave për dy klubet, si dhe për kryesitë dhe miqtë e tyre. Strumica si qytet organizator gjithashtu përmes Mktickets do të jetë në mundësi të posedojë bileta për tifozët e futbollit nga ai rajon.

Në pajtueshmëri me planin për mobilizim dhe sigurim, si dhe kushtet që ofron infrastruktura e stadiumin “Mlladost” në Strumicë, Federata e futbollit të Maqedonisë në koordinim me Ministrinë për Punë të Brendshme të R.M. para skuadrave finaliste të Kupës së Maqedonisë prezantoi konceptin për organizimin e finales.

Qëllimi i Komisionit për Siguri pranë FFM-së është të ndërmirren gjitha preventivat, masat organizative dhe aktivitetet për ndeshjen që është shpallur e rrezikut të lartë. Sipas Rregullores për Siguri të FFM-së dhe Ligjit për ndalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, klubet gjithashtu detyrohen të ndërmarrin masat dhe aktivitetet për ndeshjen në fjalë, për të cilën disa herë u tërhoq vëmendja nga ana e delegatit të ndeshjes.

Përfaqësuesit e MPB-së informuan se nga ana e tyre sipas planit të përgatitur do të ndërmerren gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për ndeshjen finale.

Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve në mbledhje është rëndësia për vërejtje deri te të gjithë ata që kanë ndërmend të jenë prezent në këtë ndeshje se do të ndalohet futja në stadium (tribuna) e mjeteve piroteknike, flamujve apo transparenteve me përmbajtje të palejuar dhe mjete tjera me teskt, fotografi, shenjë apo shënime tjera, si dhe të këndohen përmbajtje që provokojnë dhe inicojnë urrejtje apo dhunë në bazë të përkatësisë fetare, racore apo nacionale. Në të kundërtën nga ana e delegatit dhe arbitrit kryesor do të ndërmerren masat dhe aktivitetet në bazë të Rregullores për gara (Rregulla në tre faza – e marrë në pajtueshmëri me rregulloret e UEFA-së dhe FIFA-s).

Press-konferenca zyrtare para ndeshjes finale është caktuar më 16 maj (e martë) në orën 12:00 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Si trup përgjegjës në shtet apelojmë për respekt të principeve dhe vlerave sportive. Kuptojmë dëshirën dhe nevojën e klubeve për mbështetje maksimale nga tribunat, mirëpo në kushte të hapsirës së kufizuar dhe kushteve mirë të njohura të stadiumit, si dhe nevojën për kushte të veçanta që do të garantojnë sjellje sportive është me rëndësi të cekim se numri i biletave është i kufizuar në marrëveshje ndërmjet klubeve dhe përfaqësuesve të MPB-së.

FFM falënderon qytetin e Strumicës, klubet Pelisterin dhe Shkëndijën dhe MPB-në për ndihmën e përgjithshme në lidhje me organizimin e finales së Kupës. 



   
   
Reprezentacioni A