Finalja e Kupës së Maqedonisë: Akademia Pandev – Sileks

Publikuar më 18 Мај, 2021 Lajme


Futbollistët e Akademia Pandevit dhe Silesit nesër nga ora 19:00 do ti matin forcat në finalen e Kupës së Maqedonisë. Ndeshja ndërmjet dy skuadrave do të luhet në arenën “Todor Proeski”.

Trajneri i Akademia Pandevit, Aleksandar Vasoski ka thënë se futbollistët e tij janë maksimalisht të fokusuar dhe të përgatitur për këtë ndeshje. Ai pret ndeshje të mirë nga futbollistët e tij dhe të fitojë trofeun.

“Jemi mirë të përgatitur për këtë ndeshje, besoj që edhe vitin e dytë me radhë Akademia Pandevi do të jetë skuadra që do ta fitojë trofeun. Ky është qëllimi jonë. Shanset janë për të dyja skuadrat. Pres të paraqitemi në nivelin e dëshiruar, besoj në lojë të mirë dhe fitore”.

Futbollisti i Akademia Pandevit, Gjorgji Stoilov beson në triumf dhe të fitojë trofeun.

“Luajmë ndaj një kundërshtari që meriton respekt. E kemi analizuar lojën e Sileksit, jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe besoj që sërish do ti gëzohemi triumfit dhe në fitimin e trofeut të Kupës.

Trajneri i Sileksit, Goran Simov ka thënë se është koha që pas 24 viteve pauzë, trofeu të rikthehet në Kratovë.

“Shpresojë që pas 24 viteve pauzë, do të arrijmë të fitojmë trofeun. Shanset e të dyja ekipeve janë të barabarta, por është vetëm një ndeshje dhe gjithçka është e mundur. E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe jemi të gatshëm për këtë finale”.

Kapiteni i Sileksit, Angelço Timovski shpreson që fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet në minutat e rregullta.

“Finalja është një frymëzim i veçant dhe mendoj që të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta. Personalisht dëshirojë që dueli final të përcaktohet para ekzekutimit të penalltive”. 




   
   
Reprezentacioni A