Finalja e Kupës, Rabotniçki kërkon trofeun e tretë me rradhë, Shkëndija pas të tretës së vërtetës

Publikuar më 13 Мај, 2016 Lajme


Skuadra e Rabotniçkit, bartës në fuqi i Kupës së Maqedonisë dhe Shkëndija e Tetovës, më 16 maj (e hënë) në orën 20:00 në stadiumin nacional ‘Filipi i Dytë’ do të përballen në finalen e Kupës së Maqedonisë për sezonin garues 2015/2016. Për skuadrën nga Praku i Qytetit, kjo do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të fituar për herë të tretë me rradhë trofeun e Kupës, ndërsa në anën tjetër Shkëndija do të ketë mundësi të për herë të parë në tentimin e tretë të fitojë këtë trofe. Nga tabori i dy skuadrave presin luftë të madhe deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

Trajneri i Rabotniçkit, Tomisllav Franc plotë me lavda për futbollistët e tij shpreson se skuadra e tyre do të arrijë të fitojë këtë finale.

“Qëllimi ynë është i qartë, do të mundohemi të fitojmë finalen dhe të marrim trofeun për herë të tretë me rradhë, që do të paraqiste një sukses të madh në vete. Jam i lumtur dhe krenar me futbollistët e mi, të cilët zhvilluan sezon të shkëlqyeshme, posaçërisht në Kupën vendore dhe me plotë meritë kemi arritur në finale. Në fillim kemi pasur pak problem, duke pasur parasysh se u larguan disa futbollistë kyç, mirëpo si kalonte koha luanim gjithnjë e më mirë. Borçe Manevski ushtron me ekipin para duelit me Shkëndijën, mirëpo paraqitja e tij mbetet ende në dyshim”, deklaroi trainer i Rabotniçkit, Tomisllav Franc.

Kapiteni i Rabotniçkit, Milan Ilievski është optimist i madh para finales dhe shpreson se skuadra e tij do të jetë ajo që do të ngrejë trofeun.

“Ky sezon nuk ishte aspak i lehtë. Finalja e tretë me rradhë për ne, pas një sezoni me turbulenca. Pres të shfaqemi me një paraqitje pozitive, besoj në ekipin tim dhe shpresoj të hënën të shënojmë fitore”, u shpreh Milan Ilievski.

Shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Bruno Akrapoviq shpreosn se ekipi i tij do të luajë ndeshje të mirë, për të ndërperë serinë e kundërshtarit.

“Shpresoj se do të luajmë në nivel të lartë gjatë gjithë 90-të minutave dhe të gëzojmë publikun tonë e cila ka merrita për këtë finale. Pa ndihmën e tyre nuk do të ishim këtu tani. Kundërshtarin e njohim mirë, dijmë kualitetet e tyre dhe do të mundohemi të ndërpresim serinë e tyre. Ferhan Hasani ndjehet mirë dhe mund të luajë në finale”, tha Bruno Akrapoviq.

Futbollisti më i mirë dhe kapiten i Shkëndijës, Ferhan Hasani është kthyer në ritmin garues pas lëndimit të rëndë dhe shpreson në fitore në finale.

“Periudha e vështirë është pas meje. Ndjehem shumë mirë, maksimalisht jam i koncentruar te Shkëndija dhe finalja e cila është para neve. Kemi dëshirë të fitojmë trofeun, i cili do të ishte dhuratë për tifozët tanë që na mbështesin gjithë sezonin. Do të ishte shkëlqyeshëm nëse në shtëpi kthehemi me trofeun. Kjo është mundësi historike për ne”, deklaroi Ferhan Hasani. 



   
   
Reprezentacioni A